AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 11:40

28 nëntori/ Meta mesazh politikanëve: Është dita për të reflektuar dhe për tu bashkuar për Shqipërinë

28 nëntori/ Meta mesazh politikanëve: Është dita për

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Vlora ka dhënë një mesazh bashkimi për politikën.

Meta nga Vlora është shprehur se Flamuri është i të gjithëve dhe është mesazhi më frymëzues për tu bashkuar që Shqipërinë ta Shikojmë në Bashkimin Evropian.

“Si mund të lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, Ditën e Flamurit, të Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit.

Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meta.