AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 11:50

‘Foltorja’ e radhës, Berisha: Në 3 dhjetor do të takohem me demokratët e Bilishtit

‘Foltorja’ e radhës, Berisha: Në 3 dhjetor do të

Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha do të mbajë foltoren e radhës, ditën e premte në 3 dhjetor.

Takimi me qytetarët e Devollit do të mbahet në Qendrën Kulturore të qytetit të Bilishtit.

Lajmin për ‘Foltoren’ e radhës e ka bërë të ditur zyra për shtyp e liderit historik të PD-së.

Njoftimi për ‘Foltoren’ e Devollit:

Ditën e Premte, datë 3 Dhjetor 2021,  ora 17.00, në Qendrën Kulturore Bilisht, zoti Sali Berisha do të mbajë foltoren me demokratet dhe qytetarët e Devollit, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, dhe më të hapur.