TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që nisi të fliste në manifestimin e zhvilluar përpara kryeministrisë.
Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka merita për ngritjen e Shqipërisë, duke shtuar se ata nuk kërkojnë që ai të largohet.
Në këtë moment kanë reaguar protestuesit, që e kanë cilësuar si provokim fjalën e saj dhe ia kanë hequr mikrofonin nga dora, duke vijuar me linjën e tyre të diskutimeve.
“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar Ditën e Verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua t'i bëj një kërkesë kryeministrit.
Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.