TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një prej përfaqësuesve të Sindikatës së Fermerëve, tha gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar në Tiranë, se qeveria po i detyron që të braktisin Shqipërinë.
Sipas tij, qeveria sërish mbledh taksat si në kohë normale, ndërkohë që qytetarët jetojnë si në kohë lufte.
“Sot ne që protestojnë, jo që nuk jemi të turpëruar, por dinjitoz. Ne protestojmë q të mos braktisim vendin tonë. Qeveria po i detyron fermerët që të braktisin vendin e tyre. 20% e fermerëve braktisën Shqipërinë. Insttrumenti ynë që të mos braktisim vendin, është protesta. Ne jetojmë në kapitalizëm, por përveç ekonomisë së tregut, ka institucione që ndihmojnë qytetarët. Ka politika fiskale, kur tregu çmendet, qeveria ndërhyn përmes instrumenteve. Pse ju thoni se do vilni taksa si në kohë normale, kur ne duhet të jetojmë si në kohë lufte” – tha përfaqësuesi.