AKTUALITET, 14 Mars 2022, 17:59

Nga heqja e taksës së qarkullimit te miratimi i minimumit jetik, protestuesit zbulojnë kërkesat për Ramën: Nëse nuk i realizon deri në fund të javës, dorëhiqu!

Nga heqja e taksës së qarkullimit te miratimi i minimumit jetik,

Qytetarët janë mbledhur për të 6-tën ditë përpara Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Protestuesit, kanë zbuluar tri kërkesa për kryeministrin Edi Rama.

E para ka të bëjë me anulimin e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta me pezullimin e përkohshëm të akcizës mbi karburantet dhe e treta konsiston në miratimin e një ligji për minimumin jetik.

Afati i vendosur do të jetë deri në fund të javës, më datë 18.03.2022, ndërsa shtohet se nëse kërkesat nuk realizohet do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.