AKTUALITET, 14 Mars 2022, 16:28

Makina del nga rruga në Bathore, dy të plagosur

Makina del nga rruga në Bathore, dy të plagosur

Një mjet është përfshirë në një aksident këtë të hënë në Bathore, ku si pasojë dy pasagjerë të tij janë lënduar.

Ndërkohë policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, mbetet ende i paidentifikuar pasi ai është larguar pas aksidentit.

Pritet që dëshmia e të dëmtuarve të hedhë dritë mbi identitetin e shoferit si dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.