AKTUALITET, 14 Mars 2022, 14:41

Dhjetëra qytetarë në Gramsh në protestë kundër rritjes së çmimeve, bllokohen rrugët kryesore

Dhjetëra qytetarë në Gramsh në protestë kundër

Qytetarët e Gramshit kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve, si të karburantit apo produkteve bazë të shportës ushqimore dhe plehrave kimike.

Protesta u zhvillua në hyrje të qytetit ku qytetarët bllokuan të dyja rrugët kryesore.

Për më shumë se 40 minuta protestuesit bllokuan me dhjetëra automjete.

Të pranishëm ishin edhe forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe një autoambulancë. Gjatë protestës pati incidente të vogla, ku drejtuesit e automjeteve u konfliktuan me protestuesit për bllokimin e rrugës.