TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në protestën e kësaj të hëne, përpara Kryeministrisë fjalën e ka marrë edhe nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm, i cili ka kërkuar nga Qeveria uljen e çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike.
“Jemi prekur shumë nga rritja e cmimit të karburantit.
Jemi vendi që kemi cmimin e karburantit më të lartë në rajon. Kemi cmimin e energjisë elektrike më të lartë në rajon, kjo krizë nuk lindi sot ne kemi qenë e para një viti me cmimet më të larta të energjisë e karburanteve se janë gjaku i zhvillimit të ekonomisë.
I bëj thirrje Qeverisë të na shikojë me prioritetin më të madh biznesin e vogël dhe të mesëm jemi gjaku i ekonomisë dhe zhvillimit, jemi grupi i interesit më i goditur në gjithë këto vite qeverisje.
Kemi qenë 186 mijë bisnese para tetë vitesh, sot jemi 108 mijë.
Kanë falimentuar nga kjo qeveri me politikat e saj jo të drejta karshi kësaj kategori biznesi. Kërkojmë qeveria të na shikojë me prioritet e kemi dy kërkesa uljen e cmimit të karburantit dhe të energjisë elektrike se ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare”.