TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj debatoi me avokatin Eugen Beçi në Të Paekspozuarit, për reformën në drejtësi. Ndërsa Zogaj e vlerësoi vettingun si të domosdoshëm për të goditur pandëshkueshmërinë në nivelet e larta, Beçi tha se reforma nuk largoi vetëm të korruptuarit, por edhe shumë të tjerë që nuk duhet të iknin.
Pjesë nga debati
Zogaj: Reforma në drejtësi është bërë për të goditur pandëshkueshmërinë në nivelet e larta. Për këtë u investuan amerikanët dhe Bashkimi Evropian. Është bërë edhe për të larguar nga sistemi këta zotërinjtë, gjyqtarët e korruptuar për të cilët thotë Bushati t’i heqim të gjithë, ta bëjmë edhe më keq.
Beçi: Je i bindur që kanë ikur nga sistemi ata që duhet të iknin? Që të jesh i bindur duhet të shohësh procesin dhe të vlerësosh se si është bërë vettingu.
Zogaj: Unë jam një person që kam bërë 3 shkrime, kam mbrojtur prokurorë që janë larguar padrejtësisht, Anton Martinin e të tjerë. Kam folur sot, siç kam folur për gjykatësit kushtetues, në vlerësimin tim, duke parë edhe produktin e tyre, ka qenë absurditet shkarkimi i tyre. Ama njoh raste më shumë se sa kaq, me dhjetra që i kam njohur personalisht, që kanë marrë para qoftë për të hetuar, qoftë për të gjykuar.
Beçi: Raste që kanë marrë para për të kaluar vettingun ke njohur?
Zogaj: Mund të ketë. Ka.
Beçi: Brenda sistemit ne e dimë se kush e meritonte të rrinte dhe të ikte dhe zhgënjimi më i madh është se ata që duhet të iknin kanë ndenjur dhe shumë nga ata që duhet të rrinin kanë ikur.
Zogaj: Unë kam dëgjuar edhe President që kanë qenë të opozitës që duke ngritur me shqetësim që digjet i njomi me të thatin, por kam folur për një raport që 80 për qind e të larguarve e kanë merituar, sepse kanë shitur drejtësinë.
Bushati: Unë nuk besoj që në Itali kur kanë goditur Falkonen kanë dalë njerëz dhe i kanë thënë bravo se je hero, sepse intuita popullore e kupton.
Zogaj: Është mafia ajo. Ky nuk është mafia. Në të dyja rastet po gabon.
Bushati: Ka lidhje. Se ata që na duken ne idiotë, budallenj dhe patjetër s’dinë ta shprehin frustrimin e tyre që në këtë vend nuk gjejnë drejtësi.
Beçi: Me ngjarjen e fundit po përqëndrohet me dedektori dhe te roja. Nuk është ky thelbi. Thelbi është te reforma. Nëse tenton të bësh një reformë për të rritur besimin e publikut pyetjen e parë që bën..
Zogaj: Janë bërë pyetjet. Pyetja është bërë për SPAK-un. 70 për qind e shqiptarëve e mbështesin hetimin në sferat e larta.
Beçi: Ta mbaroj deri në fund?
Zogaj: Jo, se nuk flitet kështu. Ma gjej një sondazh.
Beçi: Reforma u bë për të rritur besimin e publikut, që të ishte e shpejtë, efektive sepse ishte një drejtësi që kishte probleme të mëdha.
Zogaj: I ke lexuar sondazhet.
Beçi: Nuk lexoj sondazhet. Sot besimi i publikut është rritur, apo ka vajtur më pak? Kemi një situatë kur drejtësia po largohet dhe po krijohet një distancë me qytetarin. Kjo çon të vetëgjyqësia se nuk ka drejtësi të shpejtë. Mblidhet sot Konferenca e Gjyqtarëve dhe flet për sigurinë, por nuk flet për stokun me 120 mijë dosje, pse gjyqet vijojnë kaq gjatë.
Rakipi: Me 99.7% të çështjeve nëpër gjykata dhe 0.3% të dosjeve të SPAK-ut.
Bushati: Duam t’i gënjejmë njerëzit se u bë më mirë. Por u bë më keq.
Beçi: Kemi tre pushtet, një ekzekutiv që anatemon gjyqësorin, kemi një legjislativ që bën reformat të gabuara dhe kemi një gjyqësor që flet si Nastradini.
Rakipi: Ke edhe një pushtet ndërkombëtar që bën reformat këtu dhe pas tre vitesh ngre menderen dhe ikën.