TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja.
Qori komentoi edhe faktin që shumë qytetarë kanë glorifikuar vrasësin, duke deklaruar se kjo ngre një pikëpyetje të madhe dhe tregon për një problem të madh shoqëror dhe politik.
"Pyetja më shqetësuese, ka ndodhur një krim shumë i rëndë, por ka shumë njerëz që i japin të drejtë kriminelit. Kjo është shqetësuese. Problemi i madh shoqëror dhe politik, është që ka ndodhur një krim i rëndë dhe ti sheh në rrjetet sociale, që pëpiqen ta justifikojnë.
Nga shqetësimet kryesore që ngrenë njerëzit janë çështja e pronës dhe pensioneve. Në fund përplasen të dyja te gjykata, thonë më kanë ngrenë vitet e punës.
E dyta, ka shumë njerëz që ankohen për mbivendosje, moskthim prone, moskompensim. Kur flitet për të drejtën e fjalës, ka autorë që thonë edhe idetë e rrezikshme duhen lejuar, për të kuptuar raportin midis shoqërisë dhe institucionve. Kur kaq shumë njerëz shprehen kështu, ka një distancë midis institucioneve dhe gjyqësorit.
Më shqetëson edhe diçka tjetër, lufta për pronën lidhet me truallin.
Pse në Shqipërinë e sotme, kur flitet për pronën, ajo kufizohet vetëm te trualli? Nuk flet njeri për pronën e aksioneve, sipërmarrjeve, nuk kemi ekonomi moderne, por të prapambetur, saqë e vetmja mënyrë që të shpëtosh nga varfëria është të fitosh pronën e gjyqit dhe të shpëtojnë", deklaroi Qori.