AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 16:55

Kushtetuesja pezulloi garën në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit

Kushtetuesja pezulloi garën në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk

Partia socialiste ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi zgjedhjet në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e presidentit Begaj.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për strukturat, në reagimin e PS-së thuhet se vendimi në fjalë nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi verdikti përfundimtar do të jepet më 31 tetor.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.