TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Eugen Beci, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit, duke pezulluar kështu zgjedhjet në Tiranë.
Pavarësisht se Partia Socialiste i kërkoi strukturave të veta të vijojnë punën duke transmetuar mesazhin se zgjedhjet nuk preken nga ky vendim, Beci deklaroi se nuk ka asnjë shans që ato të mbahen në datën 9 nëntor.
"Gjykata Kushtetuese duke parë që institucionet nuk ia fërshëllyen Kushtetutës, duke iu referuar edhe kërkesës së Veliajt, ka vendosur të pezullojë dekretin e Presidentit në mënyrë të pjesshme. Pezullimi i jep përgjigje edhe pjesës, nuk janë pezulluar zgjedhjet, por dekreti. Ky pezullim do të jetë në fuqi derisa të shprehet GJK për themelin, ankimimin e Veliajt për shkarkimin.
Pastaj dekreti ç’pezullohet. Kjo është një lloj sigurim padie. Nuk kemi të bëjmë me anullim por pezullim të dekretit.
A do të bëhen zgjedhje? E them me gojën plotë, në Tiranë nuk mund të bëhen zgjedhje në 9 nëntor. Edhe sikur të zhvillohet seanca e 31 Tetorit, duhen deri 30 ditë për vendimin. Nëse në 31 tetor, paraqiten të gjithë palët, ligji u njeh të drejtë për vendim brenda 30 ditëve. Teorikisht dhe praktikisht nuk ka zgjedhje në 9 Nëntor. Nga ana politike, kemi precedent, që Presidenti anulloi zgjedhjet me dekret dhe ky dekret nuk u mor për bazë nga qeveria dhe KQZ.
Nga pikëpmaja politike mund të thotë KQZ dhe qeveria dhe të bëjnë zgjedhje.
Kemi një praktikë të GJK, ku janë katër vendime të GJK që i referohet procesit të rregullt ligjor. Nëse GJK e quan të parregullt, mund ta kthejë procedurën dhe të nisë në Këshillin Bashkiak apo Këshillin e Ministrave. Procesi mund të kthehet por nuk detyron politikisht të thotë nuk do ta shkarkosh.
Shkarkimi është prapë diskrecion i Këshillit të Ministrave", tha Beci.