AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 22:13

“Ky grup pune është futur në një kat hoteli”/ Tela dhe Çipi debatojnë për idenë e Kuvendit të protestës

“Ky grup pune është futur në një kat hoteli”/

Analisti Andi Tela debatoi me regjisorin dhe aktivistin Kastriot Çipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për faktin se ka dy grupe në drejtimin e protestës, një që është për protestën dhe një që është për Kuvendin që të formalizojë kërkesat e protestës. Biseda

Tela: Kur të thashë që ramë dakord të gjithë me 5 kërkesat, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, një qeveri tranzitore 12 mujore që do të përgatisë zgjedhjet e reja etj dhe me këto pika të gjithë kanë rënë dakord. Në këtë pikë që kemi mbërritur kemi një pjesë që mblidhet dhe thotë të mblidhet një Kuvend. Grupi tjetër kundërshton se ka mungesë besimi. Mungesa e besimit ka këto 2 pole të protestës. Sepse edhe vetë ai Kuvendit thotë të mblidhet ai Kuvendi dhe t’i bëjmë zyrtare. Janë disa momente që krijojnë keqkuptime.

Çipi: Kuvendi nuk është bërë akoma. Nga niseni që nuk do të propozojë zgjidhje?

Tela: Sepse Kuvendi nga mënyra se si është mbledhur krijon mungesë besimi.

Gjeka: Mos dezinformoni.

Çipi: Nuk ka pjesë tjetër.

Tela: Po pjesa tjetër është përballë, aty në studio e keni.

Çipi: Ku e di ti që zonjusha nuk do të bashkohet me ne?

Tela: Zoti Çipi në emisionin e mëparshëm kishim dy përfaqësues të protestës. Protestën e nis një sindikatë.

Çipi: Zoti Tela, në Shqipëri nuk ka sindikata. Zonjusha thotë se thirrja ka ardhur nga 3 individë.

Tela: Po të thotë krahasimin me protestat e tjera. Mblidhen traktoristët dhe bëjnë një protestë traktoristësh. Në rastin konkret protesta nuk lindi nga një grupim sindikalist, një individ. Kemi një protestë të cilës nuk i dimë kokën. Duhet një grup njerëzish, një kokë.

Çipi: Zonjusha në studio po thotë se nuk është kundër Kuvendit. Ti je kundër Kuvendit, në këtë studio sot.  Protesta po thotë se nuk ka përfaqësim.

Tela: Ka një grup organizator falë të cilit ajo protestë jeton.

Çipi: Nëse bëhet Kuvendit dhe bashkohen këta dhe 10 mijë të tjerë, ku është e keqja këtu?

Tela: Nuk ka të keqe, nëse bien të gjithë dakord, nuk ka të keqe, por ka një grup që nuk është dakord.

Çipi: Po mirë do ta vendosin numrat nëse ka kundër. Nëse idenë e Kuvendit e mbështesin 10 mijë vetë dhe nuk e mbështesin 200 vetë, Kuvendi do të bëhet. Ata 200 nuk do të futen.

Tela: Po, por kam përshtypjen se nuk janë këta numra.

Çipi: Këtu s’po del njeri kundër, vetëm ti po del.

Tela: Nuk po them që jam kundër, po them se mënyra se si e keni organizuar, ky grup pune është futur në një kat hoteli dhe bëjnë fjalime, se si ta zgjerojmë protestën, është në kundërshtim me parimin se protesta po zhvillohet në rrugë.

Kuvendi nëse do të ishte do të ishte në shesh dhe të pyeste: Jeni dakord për kuvend?

Çipi: Të pyes unë zoti Tela, PD lindi nga protesta e dhjetorit?

Tela: Po ç’lidhje ka kjo?

Çipi: Ka shumë lidhje. Ku u bë programi, te sheshi Demokracia?