AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 21:36

“Po fytyra e Che Guevarës ç'do aty?”/ Rakipi pyet aktivistin për simbolet në protestë

“Po fytyra e Che Guevarës ç'do aty?”/ Rakipi pyet

Moderatori Ylli Rakipi përmendi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV praninë e një portreti të guerilasit Che Guevara në protestë duke replikuar me sipërmarrësitn dhe aktivistin Përparim Gjeka. 

Biseda

Rakipi: Che Guevaren e kam parë aty. Ai është komunist dhe nëse do të ishte aty unë do të kisha ikur, si dhe shumë njerëz.

Gjeka: Kjo është narrativë e pushtetit.

Rakipi: Kjo është narrativa ime. Edi Rama nuk e thotë këtë. 

Gjeka; Aty ka edhe myslimanë.

Rakipi: Sa të jenë simbolet e Che Guevarës, unë nuk do të jem në atë protestë.

GjekaL Po ti sapo e rrëzove veten se the që duhet të jenë të gjithë njerëzit atje.

Rakipi: Duhet të jenë, por jo me Che Guevarën, jo me komunistët.

Çipi: Unë nuk jam me Che Guevarën, që është jo vetëm komunist, por edhe vrasës se ka një histori të gjatë vrasjesh politike, por unë jam me protestën, pavarësisht se disa njerëz janë me Guevarën.

Rakipi: Kjo është një protestë e re. Ta lëmë këtë pjesë, por unë të solla një personazh që Çipi thotë se është vrasës. Nëse bëhet organizimi ndoshta nuk lejohen këto gjëra, se e dëmtojnë.  

Nuhu: Kjo protestë po atje janë bërë miq, edhe fëmijët kanë ardhur me flamurin kombëtar. Nuk shuhet ajo. Duhet ta pastrojmë nga Che Guevarën, por kjo nuk duhet të ndalet.