AKTUALITET, 2 Gusht 2024, 17:32

"Jam turist"/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Francë

"Jam turist"/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në

Një 40-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë nga policia duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut. Ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte.

40-vjeçari është befasuar të martën e 30 korrikut nga një patrullë policie teksa po shiste kokainë në parkingun e McDonald’s, blerësve të kontaktuar në platformat e internetit.

Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë. 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.

I gjykuar sipas procedurës së paraqitjes për pranimin paraprak të fajit, ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte më 1 gusht dhe menjëherë u burgos. Si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete.