AKTUALITET, 12 Prill 2023, 11:27

Escobar takim edhe me Metën në selinë e PL-së, në fokus zgjedhjet e 14 Majit

Escobar takim edhe me Metën në selinë e PL-së, në fokus

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Takimi me Ilir Metën dhe zyrtarin e lartë amerikan po zhvillohet në selinë e Partisë së Lirisë.

Takimi me Metën vjen pas atyre që Escobar zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, ndërsa një ditë më parë me kryeministrin Rama dhe Presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se në fokus të diskutimeve të Escobar me faktorin politik shqiptar janë zgjedhjet e 14 majit, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Gjatë takimeve, Escobar është shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.