TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar ka nisur një takim me kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn.
Escobar mbërriti në selinë e re të PD në rreth orës 10:15 minuta, ndërsa shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Zyrtari amerikan u prit nga deputeti i PD-së, Gazment Bardhi.
Mësohet se fokusi i takimit pritet të jenë zgjedhjet e 14 majit.
Më pas në orën 11:30 Escobar do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Axhendën e tij zyrtari i lartë amerikan e nisi dje në mesditë me një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mendohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike. Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi me dyer të mbyllura i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në 14 maj.
Po ditën e djeshme Escobar takoi edhe Presidentin, Bajram Begaj.