TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar moton dhe kolonën zanore që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përdorë për fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha ka publikuar videon e edituar me audion “Vetëm përpara”, e cila sipas tij nuk përfaqëson zhvillimin e vendit, por ikjen e shqiptarëve me gomone drejt Anglisë.
Dje, kryeministri Edi Rama hapi fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, me sloganin “Kurrë pas, vetëm përpara”, në praninë e deputetëve socialistë dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale në të gjitha bashkitë e vendit. Në sheshin “Skënderbej”, në mënyrë simbolike, u mbollën 61 pemë.