AKTUALITET, 6 Shkurt 2022, 12:01

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë, antidroga i zbarkon në shtëpi ku gjen edhe 18 mijë euro cash

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë, antidroga i zbarkon në shtëpi

Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar pasi është kapur me kokainë. Pasi është arrestuar dhe është dënuar me burg me akuzën e shitjen së kokainës në Bolzano të Italisë. Policia e kishte vendosur prej disa javësh nën survejim 54 vjeçarin shqiptar, i cili trafikonte kokainë.

Përgjatë përndjekjes dhe përgjimeve, policia kishte evidentuar një aktivitet intensiv të shqiptar në trafikun e kokainës. Pas identifikimit të të dyshuarit, agjentët e ndaluan atë në makinën e tij, shkruajnë mediat italiane. 

Policia gjeti në makinë e tij, konkretisht në pjesën e përparme të saj fishekë dhe 80 gramë kokainë.

Menjëherë më pas, antidroga ka zbarkuar në shtëpinë e 54 vjeçari shqiptar ku pas kontrollit iu gjetën edhe 110 gramë kokainë dhe 17 350 euro cash, që mendohet se ishin përfituar nga shitja e drogës.