TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Larisa, ku pak para orës 6 të mbrëmjes, ndodhej mbi në një pemë duke punuar me sharrë elektrike, raporton media greke Protothema.
Në rrethana të paqarta, 50-vjeçari ka humbur kontrollin e sharrës elektrike që mbante, duke bërë që të rrezohej nga pema dhe mjeti prerës të binte sipër këmbës së tij.
Prerja që shkaktoi sharra ishte në arterien femorale, duke sjellë gjakderdhje të pakontrollueshme, për të rezultuar në vdekjen e tij.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e mori të lënduarin, por 50-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.