TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i ka drejtuar letër KQZ-s pas dorëzimit të mandatit të ish-deputetit Alqi Bllako.
Në këtë shkresë kërkohet që të plotësohet vendi i lënë bosh nga Bllako, që tashmë ka dorëzuar mandatin.
Kujtojmë që ish-deputeti akuzohet nga SPAK si i përfshirë në korrupsion në çështjen e inceneratorëve.
Megjithatë, përtej këtyre akuzave, avokati mbrojtës i Bllakos, Sokol Hazizaj, pretendon se klienti i tij është i pafajshëm, duke i cilësuar përfundimet e SPAK si “absurde”.
Njoftimi i Kuvendit:
I nderuar Z. Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve!
Kuvendi i Shqipërisë, Ju vë në dijeni se me shkresën nr. 1274/5 Prot. datë 30.03.2022, Z. Alqi Bllako shpallur deputet me vendimin nr. 21 datë 13. 07.2021, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzimin e mandatit të deputetit. Bashkëlidhur një kopje e shkresës për dorëzimin e mandatit.
Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës. Duke ju Falenderuar për vëmendjen, Sekretari i Përgjithshëm Genci Gjonçaj.
