TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës po bënë gati letërporosinë për autoritetet greke për të kërkuar informacion në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan.
Ndërkohë 49-vjeçari Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin dhe autoritetet greke pritet të njoftojnë policinë tonë nëse figuron në Greqi, apo ka lëvizur në vend tjetër,
Ky që shihni në foto është Fadi Alwan, 49-vjecari palestinez qe vrau gruan në një apartment me qira në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.
Ai është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Ndërsa në foton e dytë shfaqet çifti në Rinas teksa mbërrin nga Gjermania në vendin tonë më datë 19 shkurt.

