AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 11:20

"Arrest me burg"/ Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO jep vendimin për Klajdi Merkajn

"Arrest me burg"/ Pastronte paratë e vëllezërve

Gjykata e Lartë miratoi sot vendimin e Apelit të Posaçëm sa i përket masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 35-vjeçarit Klajdi Merkaj. Kolegji penal i përbërë nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Albana Boksi e Medi Bici pasi shyqrtuan rekursin e depozituar nga avokati mbrojtës i Merkajs, vendosën rrëzimin e saj.

35 vjeçari u ekstradua në 20 nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

Kujtojmë se më 22 janar 2025 SPAK u sekuestroi vëllezërve Çopja, 10 milionë $ në kripto, në bashkëpunim me policitë e disa shteteve ku ata dyshohet se vepronin me trafikun e kokainës, dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.