AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 11:47

Kërcënoi drejtoreshën, punonjësen sociale e psikologen pasi ishte ngelës, arrestohet pas denoncimit 21-vjeçari! I riu prezantohej në media si jetim

Kërcënoi drejtoreshën, punonjësen sociale e psikologen pasi

Agjentët e Komisariatit nr. 3 në Tiranë arrestuan një të ri, i cili përndiqte dhe kërcënonte mësueset dhe drejtoreshën e shkollës së tij. 

21-vjeçari Luis Sheta studionte në shkollën ‘Konstandin Kristoforidhi’ në Tiranë. I riu kërcënonte stafin pedagogjik, pasi ishte ngelës në shkollë. 

Tre denoncime janë bërë kundër tij në polici; nga drejtoresha e shkollës, punonjësja sociale dhe psikologia. 

I riu është i njohur në media, pasi ka dalë në disa e emisione televizive, ku ka folur për jetën e tij të vështirë pasi ishte jetim.