AKTUALITET, 19 Tetor 2024, 19:36

Ish-prokurori Hajdari komenton burgosjen e Salianjit: Procesi ndaj tij do të jetë i gjatë  

Ish-prokurori Hajdari komenton burgosjen e Salianjit: Procesi ndaj tij do

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, ka folur për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, për Salianjin tha se vendimi ka zgjatur shumë, teksa theksoi se nëse do të ishte vetë prokuror do të kërkonte cdo masë tjetër, përveç burgut.

Ai tha se Salianji do të duhet të 2/3 e dënimit që të ketë më tej mundësinë të kërkojë lirinë.

“Vendim që u zgjat shumë, ajo çështje ka nisur në 2019 mund të kishte mbaruar më shpejt, por u zgjat shumë në Apel. Rrallë gjykatat procedojnë me dënime më shumë se çka kërkuar prokurori. Kjo ndodh shumë rrallë dhe kjo rriti tensionin. E çoi këtë rast si një ngjarje me prapavijë politike, argument ky në favor të politikës. Të isha unë do të kërkoja çdo masë tjetër përveç burgut. Salianji ka në dispozicion edhe një shkallë tjetër, që është Gjykata e Lartë. Radha në Gjykatën e Lartë është e gjatë, kështu që edhe aty mund të zgjasë. Salianji do të kryejë 2/3 e dënimit që të ketë më tej mundësinë të kërkojë pjesën tjetër të lirimit. Duhet të kryejë pra 7 -8 muaj burg”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa për procesin ndaj Berishës tha se do të jetë i gjatë sepse nuk do të kemi gjykim të shkurtuar, por gjykim normal.

“Proces i vështirë për SPAK sepse nuk e lehtë edhe për shkak të historisë së hetimit të zyrtarëve të lartë. Më në fund çështja ka përfunduar pavarësisht trysnisë së madhe me ose pa të drejtë nga përkrahësit e zotit Berisha. Prokurorët kanë bërë detyrën dhe tani gjykatës paraprak vendos nëse çështja kalon për gjykim ose kthehet pas. Shumë shpejt do të shohim rrugën që do të marrë kjo çështje. Procesin e pres të gjatë, sepse nuk do të kemi gjykim të shkurtuar por gjykim normal. Procesi do të vijojë disa muaj. Kjo çështje do të ketë gjithë kohës para publikuar për interesin që ka. Publiku do të jetë pjesë e kësaj vendimmarrje”, tha Hajdari.