AKTUALITET, 1 Nëntor 2024, 11:10

Ish ministri i Brendshëm Tahiri pasi del nga SPAK: Për çështjen time, pres pafajësi nga Gjykata e Lartë...!

Ish ministri i Brendshëm Tahiri pasi del nga SPAK: Për

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit në SPAK këtë të premte.

Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Tahiri tha se kishte dhënë deklarime për çështjen e 21 Janarit, të rihapur së fundmi.

“Dhashë deklarime për 21 Janarin, si protestues, por edhe si kallëzues”, u shpreh Tahiri shkurt për gazetarët.

Në lidhje me çështjen ndaj tij në Gjykatën e Lartë Tahiri tha: “Pres pafajësi”.