TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish futbollisti i kombëtares, Eduard Abazi, ka folur për zhvillimin e kampionatit Botëror në Katar.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Abazi tha se kampionati që zhvillohet në këtë vend është "skandaloz" dhe shkelen të drejtat e njeriut. Ai e cilësoi FIFA-n, si organizatën më "mafioze".
"FIFA është organizatë skandaloze, një nga organizatat më mafioze në botë. Do të shtoja që kjo organizatë duhet të largohet nga futbolli, sepse shumë skandale janë evidentuar.
Sa i përket organizimit në Katar, kur merret kandidatura për të organizuar këtë event, për të bashkuar të gjithë kombet, traditat dhe shoqëritë, ka në projektin e saj edhe faktorë që ose aprovohen ose jo.
Në të gjithë botën lufta bëhet në drejtim të të drejtave të njeriut, një nga qëndrimet kryesore ishin të drejtat e njeriut. FIFA mori 7.5 miliardë dollarë për një vit e gjysëm.
Këto çojnë deri aty sa mund të themi me të drejtë, është skllavërim i shoqërisë civile nën tutelën e FIFA-s.
FIFA duhet të vendoste klauzolë, që të gjithë shoqëritë civile që paraqiten, të jenë të lirë.
Ky kampionat ishte skandal dhe dështim galopant i FIFA-s", deklaroi Abazi.