AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 21:51

"Drejtësia, shërbëtore e një grupi kriminal!"/ Abilekaj për shkatërrimin e përgjimit të Ballës: Sa më lart të shkosh, aq më i madh llumi!

"Drejtësia, shërbëtore e një grupi kriminal!"/
Taulant Balla dhe Enton Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për asgjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, pasi prokuroria kërkoi me urgjencë shkatërrimin e përgjimit me argumentin se ishte bërë gabimisht. 

Detajet për këtë çështje i dha fillimisht Ardjan Çapja nga salla e gjyqit. 

"Nëse pëgjimi është bërë padashje, gjyakta para se të merrte vendimin duhet të shikonte veprimtarinë e personit, jo ta hiqte nga përgjimi. Kështu bëhet gjykata bashkëpunëtore në krim.

Kjo e Çapjas është si monologu i kumbarit që thotë, sa më lart të shkoj aq i madh llumi!  Prandaj Capja thotë jam më i drejtë se drejtësia. Mbrohet grupi rival, që të shkatërrohet grupi Capja.

Sigurisht ai do të mendojë se ka një drejtësi që është shërbëtore e një grupi kriminal. Kemi grupe kriminale të mbështetur nga një politikanë që mund të porosisin edhe vrasje", tha Abilekaj.