AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 22:11

Porti i Durrësit. Neritan Sejamini: Rama gënjen, kompania “Eagle Hills” nuk ka lidhje me atë në Abu Dhabi!

Porti i Durrësit. Neritan Sejamini: Rama gënjen, kompania “Eagle

Analisti Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se kompania “Eagle Hills” që ka regjistruar biznesmeni Alabbar në Shqipëri, që do të investojë në portin e Durrësit nuk ka asnjë lidhje me kompaninë me të njëjtin emër në Abu Dhabi dhe se kryeministri Rama gënjen. 

“Z. Alabbar ka një kompani në Abu Dhabi që quhet “Eagle Hills”, por ajo nuk ka lidhje fare me atë kompani që ka krijuar në Shqipëri, me të njëjtin emër, e cila është krijuar nga një kompani tjetër guackë e krijuar rishtaz, e cila zotërohet nga Alabbari 40 për qind dhe 60 për qind nga njerëz në parajsa fiskale.

Pra dinakëria e këtij procesi është: Merr emrin “Siemens” në botë dhe të hap edhe unë një dyqan “Siemens”. Kam unë te lagjia një restorant që quhet “Hilton” që s’ka lidhje fare me Hiltonin në Amerikë, vetëm ka përdorur emrin. Pra z. Alabbar, me dinakëri, ka regjistruar në Shqipëri një kompani, me të njëjtin emër si ajo e kompanisë në Abu Dhabi. Kompania këtu ka kapital 10 mijë lekë dhe nuk ka asnjë përgjegjësi Alabbari. Ai nuk merr përsipër asnjë rrezik, as ai, as kompanitë e veta, as nuk investojnë, as nuk marrin rrezik.

Alabbari nuk është personalitet i ekonomisë botërore, është njëri që e adhuron z.Rama, është njeri i suksesshëm në Dubai sepse ka qenë drejtues i një kompanie publike, që ka zhvilluar Dubain me paratë e naftës. Të gjitha investimet e Alabbar jashtë vendit të tij janë në vendet autokratike. Janë në Serbi, në Egjipt. Pra ai është i talentuar dhe punon me autokratë ku nuk ka transparencë dhe rregulla. Ai ta merr ta ndërton dhe ta shet”-tha Sejamini