TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
Lajmin e bën të ditur gazetarja Klodiana Lala.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara pranë Prokurorisë, Bici është parë të hyjë e vetme në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.
Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.
Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.