AKTUALITET, 6 Prill 2026, 22:49

Lufta në Iran: SHBA po heq dorë nga objektivat, tashmë gjithçka fokusohet te Ngushtica e Hormuzit!

Lufta në Iran: SHBA po heq dorë nga objektivat, tashmë

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për luftën në Iran dhe mundësinë e një marrëveshje.

Gjinishi tha se SHBA ka hequr dorë nga objektivat e tij si rrëzimi i regjimit apo edhe armët bërthamore, dhe i gjithë fokusi është tani te ngushtica e Hormuzit.

"Trump ka patur retorikë të ashpër. I linçon kundërshtarët, ka humbur etikën e komunikimit.
Presidenti nuk flet më për regjimin, por tani thotë ura, infrastrukturë, flet për të gjithë Iranin. Këto në të drejtën ndërkombëtare përbajnë krime kundër njerëzimit .Presidentët e mëparshmë kanë qenë shumë të kujdesshëm. Wall Street Journal thotë se Presidenti është i gatshëm, të bëjë marrëveshje edhe duke përjashtuar Hormuzin.

Irani është gati të dakordësohet me të gjtihë pikat, por nuk pranon armëpushim të pjesshëm. Do paqe gjithëpërfshirëse, ku të përfshihet gjithë rajoni.
Reuters ka bërë publik një pjesë, të planit të paqes të propozuar nga Pakistan.
Irani kërkon që tecet bërthamore të jenë nën mbikqyrje. SHBA kanë premtuar të heqin sanksionet dhe të zhbllokojnë llogaritë.

Nëse nesër pranohet armëpushimi, hapet faza e dytë e negociatave .
Objektivat e SHBA nuk janë më në plan të parë, as rënia e regjimit, as armët bërthamore, gjithë çështja është Hormuzi", tha ndër të tjera Gjinishi.