AKTUALITET, 6 Prill 2026, 22:56

Konflikti me Iranin/ Laçi: Palët kanë ngecur në Hormuz. Loli: Irani nuk do të falë kollaj

Konflikti me Iranin/ Laçi: Palët kanë ngecur në Hormuz.

Marlind Laçi dhe Egon Loli, ekspertë të çështjeve ndërkombëtare, deklaruan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se janë skeptikë për përfundimin e shpejtë të luftës në Iran.

Laçi tha se Irani e ka fituar betejën kundër SHBA dhe Izraelit, ndërsa Loli u shpreh se rajoni nuk është afër paqes.

Pjesë nga biseda

Marlind Laçi: Irani është shprehur qartë që nuk biem dakord me pikat që u ofruan tre ditë më parë, po negociohet tani me akordet e Islamabadit. Do të negociohet për armatimin bërthamor që ka Irani. Nuk gjykoj se SHBA do ta vijojë luftën edhe për shumë gjatë, por do të vendosin garanci që Irani nuk do të goditet më, do të rrëzohen edhe sanksionet. Kjo luftë ose do të prodhojë luftë akoma më të madhe, ose do të rezultojë në një paqe më të madhe. Irani dhe Izraeli do të marrin goditje të anasjellta. Duhet parë çështja se si do të konkludohet në Hormuz. Irani, e ka fituar betejën, pasi mund të kemi edhe raund tjetër, nëse nuk firmosen akordet. Do të vijohet nëse vërtetë amerikanët do të vendosin të përshkallëzojnë goditjen. Mbase Trump mendon edhe për intervenim nga forcat tokësore. Të dyja palët kanë ngecur në Hormuz dhe nuk dihet çfarë do të prodhojë kjo krizë që ka prekur jo vetëm Lindjen e Mesme, por botën.

Egon Loli: Ngelem skeptik për përfundim të luftimeve. Është retorikë e Trump nën presionin e brendshëm me republikanët dhe MAGA-n, me persona që nuk e mbështesin në këtë luftë. Por edhe zhvendosjen e një numri të madh marinsash, marinarësh, dy aeroplanmbajtëseve, “Xhorxh Bush” dhe “Tripoli”. Kemi përshkallëzim të deklaratave me huthit në Bab el Mandeb që do ta fuste botës në kaos në Detin e Kuq. Të gjitha këto për të thënë që nuk është aq pranë paqes. Në Izrael lufta gëzon popullaritet shumë të lartë, me 68 për qind dhe Natanjahu tha se lufta do të vijojë edhe me Libanin, përveç Iranit.  Përpjekjet e Turqisë, Egjiptit, Islamabadit, janë të lavdërueshme, por Irani nuk do ta falë këtë kollaj.