AKTUALITET, 6 Prill 2026, 22:59

Lufta në Iran, Ola Xama flet për pasojat në Shqipëri: Çmimi i naftës është rritur, por nëse lufta vijon...

Lufta në Iran, Ola Xama flet për pasojat në Shqipëri:

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për pasojat e luftës në Iran, te çmimet në Shqipëri, të naftës dhe produkteve të tjera. 

Xama tha se ndikimi kryesor i luftës ka qenë te çmimi i naftës, por nëse lufta do të vijojë do të ketë rritje të produkteve të tjera, pasi do të ketë efekt zinxhir. 

"Në pikëpamjen e ekonomisë globale, lufta ka dhënë efektet, është rritur me gati 40% çmimi i naftës. Ka qenë nën 60 dollarë për fuçi, tani është 110-115 dollarë, në varësi të marrëveshjes që pritet. Rritja e naftës, jep efekte në rritjen e çmimit të energjisë. Pastaj të gjithë kostot e transportit dhe gjithçka konsumojmë, rritet.

Kjo sjell inflacion të lartë, bankat qëndrore marrin lëvizje në normat e interesit. Kosto e parasë për kredi bëhet më e lartë.

Aktualisht, në Shqipëri, është rritur çmimi i naftës dhe nuk ka reflektuar ende në çmimin e energjisë, pasi nuk jemi aq të varur nga importi. Në varësi të stinës, nëse do të ishim në verë, mund të kishim patur pasoja në çmimin e energjisë.

Rritja e naftës, në Shqipëri është pak më e lartë, për shkak të strukturës oligopol dhe si formohet çmimi, që kemi taksa më të larta. Qeveria ka vendosur të mbajë të kontrolluar çmimin duke ngritur bordin e transparencës. Ka hyrë në fuqi edhe akti normative për uljen e akcizës. Por kjo nuk sjell ndonjë humbje në buxhet, pasi kjo rikuperohet te vjelja e TVSH.

Nëse lufta vazhdon do të kemi shtrenjtim të çmimeve të produkteve.

Ne tregjet kryesore i kemi monopole dhe oligopole dhe nuk mundet dot të thuash... Pastaj çfarë ka bërë qeveria, për rezerva apo për të ndërhyrë, përmes ligjeve, por është çështje tjetër.

Ajo që folëm të pjesa e parë, Bankers, jemi vend që eksportojmë naftë. Ka diskutime që është naftë e llojit të rëndë. Por minimalisht po ti kishim vjelë tatim fitim, pjesa e parave do të kishte axhustim të taksës së qarkullimit", tha ndër të tjera Xama.