TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të martë është mbledhur në selinë e Kuvendit grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Në mbledhje mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.
Në fokus të mbledhjes së deputetëve të PS-së ishte puna në terren e socialistëve me qytetarët në degët e PS-së, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Rama pritet të japë udhëzime jo vetëm për çështjet parlamentare, por edhe për angazhimin e deputetëve në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.
Përveç linjëzimit të ligjeve me direktivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kuvendi po punon edhe për dy reforma të rëndësishme, sikurse është ajo e reformës zgjedhore dhe reforma territoriale.
Tashmë kryeministri Rama nis gjithashtu turin në rrethe, ku do të diskutojë me grupet e interesit për problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.
Në mbledhjen e grupit parlamentar nuk mungojnë deputetët e njohur të PS-së. Mes tyre është edhe Erion Braçe, i cili më parë ka shprehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, në mbledhje është e pranishme edhe Elisa Spiropali.