AKTUALITET, 5 Tetor 2025, 15:54

Ish-deputeti i opozitës akuzon profesor Pilinçin: Ai ka punuar spiun i SHBA-ve, e thotë vetë

Ish-deputeti i opozitës akuzon profesor Pilinçin: Ai ka punuar spiun
Jenishehri dhe Pilinci

Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, njëkohësisht ish-deputeti i dalë nga lista shumemërore e Partisë Demokratike, Selami Jenishehri ka lëshuar akua të rënda ndaj profesor Pëllumb Pilinçit, duke e akuzuar si spiun të amerikanëve.

“Unë jam djalë shkodrani, mo, nuk ka shkodran që bëhet shokë me një spiun. Ai ka jetu...A e din ç’a ka punuar ai? Spiun i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka qenë dhe i plagosur. E thotë vetë.” – dëgjohet të shprehet Jenishehri në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, duke pasur për qëllim profesor Pilinçin.

Ndoshta, ky sulm i Jenishehrit ndaj profesorit të ardhur nga Amerika për të shpëtuar Shqipërinë, ka filluar si rezultat i mospërfshirjes së kryetarit të Partisë së Pensionistëve në qeverinë ‘hije’ të tij, edhe pas kërkesave dhe interesave të mëdha publike të Jenisherit për një takim dhe një bashkëpunim publik mes tyre.

Kjo përplasje i shtohet halleve të opozitës, e cila, përveç Doktor Berishës, i shtohen edhe hallet e profesorëve Jenishehri dhe Pilinçi.