AKTUALITET, 20 Mars 2022, 11:36

VIDEO/ Ja si RTSH sulmon Gjykatat dhe qeverinë, merr në mbrojtje Armand Dukën

VIDEO/ Ja si RTSH sulmon Gjykatat dhe qeverinë, merr në mbrojtje

Gjykata e Apelit la në fuqi pak ditë më parë vendimin e pezullimit të Armand Dukës si president i FSHF-së.

Vendimi i Gjykatës erdhi për shkak të manipulimeve në Shoqatat Rajonale dhe deri në një hetim të plotë vendosi pezullimin e Asamblesë Zgjedhore.

Ndërkohë, RTSH ka përgatitur një material ku merr në mbrojtje Armand Dukën dhe sulmon Gjykatat shqiptare të cilat i cilëson si kukulla që i përdor shteti.

Sipas pretendimeve të RTSH, pas këtij vendimi të Gjykatës, tashmë Shqipëria do të përballet me dënime “katastrofike”.

Në zbulimin e RTSH bëhet me dije se pritet të anulohet finalja e Conference League dhe Shqipëria do të përjashtohet dhjetë vite nga UEFA.