AKTUALITET, 17 Qershor 2023, 20:36

Insektet dëmtojnë pemëtarinë në Kurbin, fermerët ngrenë alarmin për “brumbullin e majit”: Autoritetet të ndërhyjnë

Insektet dëmtojnë pemëtarinë në Kurbin, fermerët

Insektet po dëmtojnë pemëtarinë, në zonën bregdetare të fshatit Adriatik në Kurbin. Fenomeni, i njohur si “brumbulli i majit” prej disa vitesh shkakton dëme të mëdha në pemëtari dhe kulturat bujqësore në këtë periudhë.

“Nuk kam çfarë t’i bëj, kam bërë shumë spërkatje, por është infeksion i madh”, ka thënë Ilir Zhgjuni. Specialistë e bujqësisë janë njohur me këtë situate, ndërsa e vetmja mundësi në zhdukjen e këtij insekti të rrezikshëm është spërkatja nga ajri me pesticide. “Është vetëm spërkatja nga ajri me pesticide. Bregdeti është zonë e infektuar, për shkak se ka lagunat, këtu nuk është vetëm kjo por ka edhe insekte të tjera të gjitha të dëmshme janë për bujqësinë dhe blegtorinë”, ka thënë fermeri.

Në zonën e fshatit Adriatik në Kurbin, ndodhen sipërfaqe të mëdha toke me te mbjella. Fatmirësisht insekti i karkalecit nuk ka prekur kulturën e grurit, diçka ndodhur në zona të tjera të vendit.