TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Raportohet se trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin që ishte për gjyqtaren.
Gjithashtu GJKKO ka lënë në burg avokatin Ilir Pashaj, duke mos e ndryshuar masa “arrest me burg” ndaj tij. Masa nuk është ndryshuar as për të arrestuarin tjetër Xhulio Musaj, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg.
Dy funksionarët e drejtësisë akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve, ka të bëjë për një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt, i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares 2 milionë lekë të vjetra.
Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK dyshohet ajo ka kërkuar më shumë para.
Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan. Sipas burimeve të Abc, Pashaj u largua nga sistemi para vettingut për mos plotësim të formularit të deklarimit. Prej 4 vitesh ushtron detyrën e avokatit.