AKTUALITET, 24 Korrik 2022, 12:32

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia “blindon” zonën, identifikohet autori

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku një person ka qëlluar me armë në ajër.

Blutë e Vlorës kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit, i cili është identifikuar.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.