AKTUALITET, 7 Prill 2022, 21:45

Ilir Meta tregon prapaskenat: Pse me këtë kecin do e përmbysni ju Edi Ramën?

Ilir Meta tregon prapaskenat: Pse me këtë kecin do e përmbysni ju
Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në veprimtarinë se saj, opozita ka qenë e kapur dhe e shitur. Për këtë arsye, sipas tij, Shqipëria të përfundonte në atë rezultat të zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.

Madje, Meta shpjegoi se ai e kishte paralajmëruar opozitën se nuk e mundte dot nën drejtimin e Lulzim Bashës të cilin e cilësoi si një ‘kec’, për të përmbysur Edi Ramën.

“Presidenti Meta: Opozita ka qene e kapur dhe e shitur. Ndaj ndodhi ajo qe ndodhi me 25 prill. Madje e kam paralajmëruar me herët: Pse me këtë kecin (Lulzim Bashën) ju do përmbysni Ramën?”, u shpreh Meta për Syri Tv.