TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Britania ka pranuar se nuk mund të deportojë shqiptarët me procedurë të përshpejtuar, kur ata kërkojnë azil.
Ky sqarim i Home Office, vjen pasi ish Sekretarja për Punët e Brendshme, Priti Patel, firmosi një marrëveshje me qeverinë shqiptare në gusht të këtij vit, për kthimin e menjëhershëm të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në MB.
Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar për organizatën Care4Calais, se kjo skemë nuk mund të aplikohet te shqiptarët që kërkojnë azil. Megjithatë, kjo nuk prek shumicën e shqiptarëve që mbërrijnë në MB, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre janë emigrantë për arsye ekonomike dhe jo azilkërkues për shkak të persekutimit në Shqipëri.
Në MB, çdo person ka të drejtë të kërkojë azil, bazuar në legjislacionin vendas dhe konventat ndërkombëtare, megjithatë ata do të deportohen në rast refuzimi të azilit.
Sigurimi i azilit ka kushte mjaft strikte dhe nuk përfshin persona që emigrojnë për shkaqe ekonomike, ndaj autoritetet britanike, por edhe ato shqiptare, kanë bërë thirrje të vazhdueshme, që shqiptarët të mos tentojnë largimit drejt MB për këto shkaqe.
Shqiptarët kanë qenë në vëmendje të mediave britanike së fundmi, pas një raporti të inteligjencës ushtarake, që sugjeronte se një numër i lartë i tyre shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.
Gjithashtu, video të shumta u shfaqën në rrjetin social Tik Tok, ku trafikantët shqiptarë, reklamonin kalimin me gomone, çka shtoi vëmendjen e tabloideve duke krijuar përshtypjen se shqiptarët ishin kthyer në një problem. Kjo situatë solli edhe nënshkrimin e marrëveshjes mes Britanisë dhe Shqipërisë në gusht, për kthimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm.