AKTUALITET, 30 Qershor 2023, 12:31

Ikën Oltion Agolli, Gerald Toska emërohet shefi i ri i Komisariatit në Sarandë

Ikën Oltion Agolli, Gerald Toska emërohet shefi i ri i Komisariatit
Gerald Toska

Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska. Toska zëvendëson në këtë detyre Oltion Agollin.

Ky i fundit i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës prej janarit të këtij viti është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Gerald Toska vjen pas një karriere prej 18 vitesh në strukturat e hetimit të krimit. Detyra e fundit drejtuese ka qenë Shef Komisariati i Policisë Mallakastër.