AKTUALITET, 30 Qershor 2023, 09:49

Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit u ankimua/ Nis rinumërimi i votave në bashkinë Kuçovë

Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit u ankimua/ Nis rinumërimi i votave

Ka rinisur numërimi i votave në Bashkinë e Kuçovës. 

Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rinumërimin e kutive pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rezultatin e kësaj bashkie në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Besoj në një transparencë në hapjen e këtyre 18 kutive”, tha kandidati i Bashkë Fitojmë “Lefter Maliqi”.

Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi i Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Zgjedhjet u fituan nga kandidati Kreshnik Hajdari i PS-së.