AKTUALITET, 30 Qershor 2023, 10:52

Iu premtua rritje page, punonjësit e Albpetrol në protestë: Po na kërcënojnë të heqim dorë nga greva

Iu premtua rritje page, punonjësit e Albpetrol në protestë: Po na

Punonjësit e qendrës së prodhimit të naftës Gorisht bojkotojnë punën. Arsyeja është për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre për ngritje page, e premtuar kjo disa herë nga stafi drejtues i kompanisë Albpetrol, ku në krye të administratës është Eltar Deda.

Në sektorin e naftës Gorisht janë rreth 300 punonjës, të cilët janë me një stazh pune mbi 20-vjeçare. Punonjësit kanë bojkotuar punën pa e braktisur vendin e punës.

Punëtorët pohojnë se gjatë orëve të natës, drejtuesi Eltar Deda ka shkuar në sektorët e punimit së bashku me përfaqësues të Albpetrol dhe kanë ushtruar presion duke i kërcënuar se do i heqin nga puna nëse vazhdojnë grevën.