AKTUALITET, 30 Qershor 2023, 10:28

“Rrugaç, hajdut!”, plas sherri në Kolegjin Zgjedhor, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ

“Rrugaç, hajdut!”, plas sherri në Kolegjin Zgjedhor,

Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka krijuar momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik Hajdarit dhe Lefter Maliqit.

“Hajdutër!”, dëgjohet t’i drejtohet Maliqi atyre. Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi, për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës.

Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.