AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 09:44

I vuri tritol një pallati në ndërtim në Shëngjin, gjykata jep vendimin për Erald Pajtanin

I vuri tritol një pallati në ndërtim në Shëngjin,

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një person tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosën një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli.

Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020.