AKTUALITET, 16 Qershor 2022, 23:14

“Blindohet” Tirana/ “Shqiponjat” dhe Policia Kriminale aksion në orët e vona! Në shënjestër kapja e…

“Blindohet” Tirana/ “Shqiponjat” dhe Policia Kriminale

Një aksion policor është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes në Tiranë. Mësohet se Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore kanë bërë kontrolle të befasishme.

Në shënjestër kanë qenë personat e shpallur në kërkim, ata që qarkullojmë me armë zjarri apo lëndë narkotike.

Policia thotë se kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

DVP Tiranë-informacion

Kontrolle të befasishme në kryeqytet, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.