TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se me Berishën kanë dakordësi të jashtëzakonshme.
Teksa u pyet për bisedimet mes grupit të Berishës dhe Alibeajt për të arritur një marrëveshje Meta u shpreh se “nuk i mohon askujt të drejtën të largohet nga Musolini dhe Klareta sa më parë, inkurajoj qytetarët që u kanë dhënë 12 mijë vota nëse nuk reflektojnë t’i kërkojnë llogari. Si kanë vendosur aty për ti bërë serenata, ti mbajnë iso e ti bëjë dekore për teatër. S’ka më lule e Lulushë, ta dijë Musolini dhe Klareta.”
Ilir Meta: Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për parimet e bashkëpunimit por edhe të opozitës në tërësi. S’jemi vetëm ne forcat opozitare. Do të kemi balancë, transparencë dhe llogari dhënies.
Berisha në negociata me grupin e Alibeajn?
Meta: Nuk i mohoj askujt të drejtën të largohet nga Musolini dhe Klareta sa më parë, inkurajoj qytetarët që u kanë dhënë 12 mijë vota nëse nuk reflektojnë t’i kërkojnë llogari. Si kanë vendosur aty për ti bërë serenata, ti mbajnë iso e ti bëjë dekore për teatër S’ka më lule e Lulushë, ta dijë Musolini dhe Klareta.
Dy vite e gjysmë mprihte, për të më hequr. O super budallenj, kini kujdes, të gjitha lekët do i lënë. Mendoni se është retorikë, është vendim i marrë dhe i mbaruar. Qytetarët do thonë shpejt fjalën e tyre, do jenë mbreti i këtij vendi. Do fillojë nga Parlamenti i Tiranës, referendumet do jenë zotërit e vetes së tyre”
Dosjet ne i hapim tamam. Është korrupsioni arsyeja kryesore që përdoret Autoriteti i Dosjeve që falsifikon. Arsye për të fshehur aferën e incenertorëve.
Pse me emrin e Ilir Metës do të luajë ata, nëse e bëjnë këtë me mua, imagjinoni çfarë bëjnë me pronat tuaja çdo ditë.
Ky do që të shkatërrojë prodhimin vendas, është peng i korrupsionit të vet dhe një mafie që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë.
Nuk ka më Meta-Berisha, por referendum-primare.