AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 11:54

Alibeaj kërkon të marrë Avokatin e Popullit, zgjedh dy kandidatët dhe të preferuarin

Alibeaj kërkon të marrë Avokatin e Popullit, zgjedh dy

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj bëri publik emrin e kandidatit për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Alibeaj tha se kandidatët e PD për të qenë kandidat për Avokat të Popullit ishin Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Por në fund, pas disa raundesh, sipas tij, u vendos që kandidati i grupimit të tyre për të qenë kandidat për institucionin e Avokatit të Popullit të jetë Ledio Braho.

Ai theksoi se përzgjedhja e këtyre dy kandidaturave u bë bazuar mbi disa kritere, që ishin pastërtia e figurës, profesionalizmi, por dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos kishin asnjë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.

"Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e këtë proces e kemi para me seriozitetin më të madh për shumë arsye. Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme maxhoranca. Në kemi dhënë sinjale për mënyrën si duhet të zgjidhen funksionarët e latë. Kriteret e kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut. Është një rast i mirë për ta vënë në jetë. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën. Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do të bëjmë publike gjendjen civile për gjithësecilin", deklaroi Alibeaj. 

 

Alibeaj kërkon të marrë Avokatin e Popullit, zgjedh dy
Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj