AKTUALITET, 6 Nëntor 2022, 13:34

Kuçovë/ I shpëtoi atentatit në gusht, gjendet i pajetë në banesë 45-vjeçari

Kuçovë/ I shpëtoi atentatit në gusht, gjendet i

Admir Bejo, 46-vjeçari që i shpëtoi atentatit me armë zjarri tre muaj më parë është gjetur sot i vdekur në banesë nga familjarët e tij.

Ai është transportuar në spitalin e Beratit dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë. 

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

Bejo njihej në qytet si përdorues i rregullt prej vitesh i lëndëve narkotike, ndërkohë që burimet policore bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton News24.